Art&Argëtim

VIDEO/ U arrestua pasi iu gjet sasi marijuane në çantë, Nicki Minaj anulon koncertin në Hollandë

Sipas raportimeve të mediave të huaja, 41-vjeçares iu gjet një sasi e drogave të lehta.

27 Maj 2024, 11:08 Nga S.B
VIDEO/ U arrestua pasi iu gjet sasi marijuane në çantë, Nicki
Nicki Minaj

HOLLANDË- Reperja amerikane Nicki Minaj u arrestua në aeroportin e Hollandës pak orë para daljes së saj në Co-op Live në Manchester. Sipas raportimeve të mediave të huaja, 41-vjeçares iu gjet një sasi e drogave të lehta.

Madje reperja ka publikuar një sërë mesazhesh në rrjetet sociale në të cilat ka deklaruar se i është gjetur një sasi e vogël marijuane. Minaj u ankua tek autoritetet duke thënë se i kishin marrë dhe kontrolluar çantën pa pëlqimin e saj.

Ylli gjithashtu filmoi një punonjës të aeroportit duke i kërkuar asaj të kontrollonte bagazhet. Ajo është shprehur se marijuana nuk i përkiste asaj por badigardit pavarësisht se u gjet brenda çantës së reperes.

Me arrestimin e saj, koncerti Co-op Live u anullua.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barbie (@nickiminaj)

nicki minaj hollande

Sondazh

Poll