Bota

25 vjetori i Masakrës së Tusuzit, Osmani: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i përditshëm i yni

Siç thuhet në komunikatën e presidencës, 25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në prag të lirisë, vranë mizorisht 27 banorë të lagjes Tusuz në Prizren.

26 Maj 2024, 22:47 Nga N.F
25 vjetori i Masakrës së Tusuzit, Osmani: Vendosja e
Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sit përvjetorin e Masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit. Siç thuhet në komunikatën e presidencës, 25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në prag të lirisë, vranë mizorisht 27 banorë të lagjes Tusuz në Prizren.

Ngjarje e cila ndodhi në pragun e lirisë së Kosovës. Osmani tha se kjo lagje shquhet për kontributin e dhënë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, ndaj vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i përditshëm i tyre.


“Kjo lagje shquhet për kontributin e dhënë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, ndaj vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni. Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe të gjithë të rënët për liri”, thuhet në njoftimin e presidencës.

kosova osmani masakra e tusuzit

Sondazh

Poll