Bota

Reagimet për urdhër-arrestin ndaj Netanyahut, Gjykata Ndërkombëtare Penale: Detyra jonë nuk është të bëjmë miq!

Khan është vënë nën kritika pasi ka kërkuar lëshimin e këtyre urdhër-arresteve kundër Benjamin Netanyahu dhe figurave të larta të Hamasit për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Rripin e Gazës dhe Izrael.

26 Maj 2024, 21:47 Nga N.F
Reagimet për urdhër-arrestin ndaj Netanyahut, Gjykata
Gjykata Ndërkombëtare Penale

IZRAEL- Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale(ICC), Karim Khan në një intervistë të botuar sot tha se askush nuk lejohet të kryejë krime lufte ose krime kundër njerëzimit. Kjo deklaratë ka ardhur pas deklaratave të shumta në llidhje me një urdhër arresti për kryeministrin izraelit dhe udhëheqësit e Hamasit.

Khan është vënë nën kritika pasi ka kërkuar lëshimin e këtyre urdhër-arresteve kundër Benjamin Netanyahu dhe figurave të larta të Hamasit për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Rripin e Gazës dhe Izrael. Duke reaguar ndaj lëvizjes së ICC, presidenti amerikan Joe Biden tha se nuk mund të ketë ekuacion midis Izraelit dhe Hamasit.

"Detyra jonë nuk është të bëjmë miq," tha prokurori i ICC në një intervistë me Sunday Times.


"Ne duhet të theksojmë se jeta e çdo fëmije, çdo gruaje, çdo civili është e barabartë në një botë gjithnjë e më të polarizuar," vazhdoi Khan i Britanisë.

"Ne nuk mund të kemi standarde të dyfishta," shtoi ai, duke siguruar se bota po vëzhgon situatën në Gaza dhe Izrael.

Prokurori 54-vjeçar mohon çdo ekuacion midis Izraelit me demokracinë dhe gjykatën e tij supreme dhe Hamasit.

“Izraeli ka çdo të drejtë të mbrojë popullsinë e tij dhe të lirojë pengjet”, theksoi Karim Khan. “Por askush nuk ka të drejtë të kryejë krime lufte apo krime kundër njerëzimit”.

Prokurori vuri në dukje situatën në Rripin e Gazës, fakti që furnizimi me ujë është ndërprerë, se njerëzit që rrinë në radhë për të marrë ushqim janë në shënjestër.

 

gjykata ndërkombëtare penale urdher arresti

Sondazh

Poll