Bota

Një vit kryetar në Zubin Potok, Zeqiri: Grupet kriminale atje, bindën një pjesë të qytetarëve për të mos na pranuar

Sipas tij qytetarët janë të interesuar për të bashkëpunuar dhe se kanë fituar besimin e tyre.

26 Maj 2024, 19:08 Nga N.F
Një vit kryetar në Zubin Potok, Zeqiri: Grupet kriminale atje,
Izmir Zeqiri

KOSOVË- Sot është bërë një vit që katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës morën zyrtarisht detyrat e tyre pas votimeve që u zhvilluan ndërsa më pas nisën tensionet në veri. Ata hasën në kundërshtime ku pati tensione të mëdha deri në plagosjen e dhjetërave ushtarë të KFOR-it.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në lidhje me këtë 1-vjetor ka zhvilluar një intervitë për median në Kosovë "Klankosova.tv" i cili u shpreh se situata ka ndryshuar për mirë. Sipas tij qytetarët janë të interesuar për të bashkëpunuar dhe se kanë fituar besimin e tyre. Ai gjithashtu gjatë fjalës së tij tha se grupet kriminale atje, bindën një pjesë të qytetarëve për të mos i pranuar si kryetarë.

“Në fillim ju e dini se ne kemi hasur në një rezistencë të madhe. Kishim kundërshtime. Grupet kriminale atje, i bindën një pjesë të qytetarëve për të mos na pranuar, konkretisht edhe mua si kryetar. Pati tensione të mëdha, që do të mund të kishte sjellë edhe pasoja të mëdha, ndoshta edhe me humbjen e ndonjë jete”, tha Zeqiri.


“Tani situata ka ndryshuar për mirë. Qytetarët janë të interesuar për të bashkëpunuar. Janë të interesuar për projektet, për punësim e po ashtu edhe për integrim. Sot kam zhvilluar edhe një takim me qytetarët ku diskutuam për projektet, punësimin dhe shqetësimet e tyre. Shumica prej tyre ishin serbë. Kam thënë edhe para këtij referendumit që ishte, se nuk do të kalojë. Mendoj se e kemi fituar besimin e qytetarëve”, tha ai.

izmir zeqiri kryetar komune zubin patok

Sondazh

Poll