Bota

VIDEO/ Aksident tragjik në Turqi, autobusi me pasagjerë përplaset me një kamion dhe dy automjete, humbin jetën 10 persona

Mësohet se nga ky aksident janë plagosur 39 persona të tjerë. Sipas raportimeve në aksident janë përfshirë katë automjete, një autobus ndërqytetas i cili u përplas me një kamion dhe dy mjete të tjera.

26 Maj 2024, 22:38 Nga N.F
VIDEO/ Aksident tragjik në Turqi, autobusi me pasagjerë përplaset
Aksidenti

TURQI- Një aksident tragjik është regjistruar në Turqi Jugore ku kanë humbur jetën 10 persona. Mësohet se nga ky aksident janë plagosur 39 persona të tjerë. Sipas raportimeve në aksident janë përfshirë katë automjete, një autobus ndërqytetas i cili u përplas me një kamion dhe dy mjete të tjera.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm turk, Ali Gerlikaya. Autobusi, i cili po udhëtonte nga Dijarbakır për në Stamboll, u përplas me një kamion dhe dy automjete të tjera në rajonin Tarsus pranë qytetit mesdhetar të Mersinit, tha ministri në një postim në X. Qeveria theksoi se ka nisur një hetim për shkaqet e sakta të aksidentit.

 

aksident turqi viktima

Sondazh

Poll