Bota

Tragjike në Papua Guinenë e Re, dyshohet se nga rrëshqitja e dheut humbën jetën 670 persona

Mediat vendase kishin njoftuar më parë se sipas vlerësimeve paraprkae më shumë se 300 vetë dyshohej se kishin humbur jetën nga rrëshqitja e dheut në provincën Enga.

26 Maj 2024, 19:48 Nga N.F
Tragjike në Papua Guinenë e Re, dyshohet se nga rrëshqitja e
Foto ilustruese

PAPUA GUINEA- Më shumë se 670 persona mendohet se kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve masive të dhërave në Papua Guinenë e Re, sipas një zyrtari Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin ndërsa ekipet vazhdojnë operacionet e shpëtimit.

Mediat vendase kishin njoftuar më parë se sipas vlerësimeve paraprkae më shumë se 300 vetë dyshohej se kishin humbur jetën nga rrëshqitja e dheut në provincën Enga.

Por më shumë se 48 orë më vonë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha se numri i të vdekurve mund të ishte dyfish.

“Rrëshqitjet e dherave dhe rëniet e gurëve vazhdojnë, toka po çahet duke rrezikuar jetën e gjithë secilit”, tha zyrtari i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, Serhan Aktoprak.

Rrëshqitjet e dherave shkatërruan 150 shtëpi, shkolla, biznese, shtëpi vizitorësh dhe objekte të tjera.

Marrë nga VOA

papa guinea e re rreshqitje dheu viktima

Sondazh

Poll