Aktualitet

“Nuk do fle pa e zgjidh këtë punë”, Stresi në shi pranë banorëve të prekur nga tërmeti (FOTO)

29 Nëntor 2019, 10:15 Nga DOSJA
“Nuk do fle pa e zgjidh këtë punë”, Stresi në

TIRANË- Teksa mbrëmjen e djeshme çadrat në  kampet  ku po qëndrojnë banorët  e prekur nga  tërmeti i 26 nëntorit, u përmbytën nga reshjet intensive të shiut tregon se akoma situata e sistemimit  të tyre është akoma një problem i pazgjidhur.

Për këtë shkak kemi parë që shumë emra të njohur të muzikës shqiptare, kanë qenë sëbashku me banorët pranë tyre për t’i ndihmuar në këto ditë të vështira.

Në llogarinë e tij  në Instagram kemi parë që  Stresi ka shkruar në Bubq atje ku ka banesa të pabanueshme apo të shkatërruara totalisht, pronarët e të cilëve janë detyruar  të flenë në qiell të hapur me familjet e tyre.

Reperi ka qenë  pranë  tyre dhe përveç ushqimeve apo ndihmave të tjera  mbrëmjen e së enjetes për  shkak të stuhisë së fortë dhe shiut është dashur të gjejnë paleta druri në mënyrë që dyshekët apo batanijet të mos lagen.

Duket që  kjo gjë paska qenë e vështirë dhe në një postim të fundit Stresi shkruan: Unë nuk do fle pa  e zgjidh punën e paletave.

Tragjike, 50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet, lëkundja më e fortë e ditës së sotme ishte 5.1 gradë e shkallës righter.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet paleta stresi termet 26 nentor 2019 tërmeti i fortë godet shqipërinë termeti ne shijak paleta stresi termet 26 nentor 2019 tërmeti i fortë godet shqipërinë termeti ne shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2019, 09:44

TIRANË- Pas ngjarjes tragjike me të cilën  u  përball Shqipëria mëngjesin e 26 nëntorit, kanë qenë të shumta reagimet ka  të gjitha  palët.Shumë emra të nj...