Aktualitet

Ambasada amerikane tregon ndihmat për Shqipërinë: Kemi sjellë ekspertë fakeqësish natyrore për vlerësimin e dëmeve

29 Nëntor 2019, 10:39 Nga DOSJA
Ambasada amerikane tregon ndihmat për Shqipërinë: Kemi

Tiranë- Ambasada amerikane ka njoftuar së fundmi se  SHBA po vazhdon të mbështesë ndihmat humanitare në Shqipëri. Në njoftim theksohet se zyra për Ndihmë të Jashtme në raste fatkeqësish e USAID ka sjellë gjithashtu edhe një ekspert fatkeqësish natyrore në Shqipëri, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave prioritare për ndihmë humanitare.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara po vazhdon të mbështesë ndihmat humanitare në Shqipëri. USAID po bashkëpunon me Kryqin e Kuq Shqiptar për të siguruar rezerva emergjence për njerëzit e prekur nga tërmeti. Me financim të USAID, Kryqi i Kuq po shpërndan artikuj jetikë humanitarë, si batanije dhe paketa higjenike, në vendet e prekura më shumë. Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID ka sjellë gjithashtu edhe një ekspert fatkeqësish natyrore në Shqipëri, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave prioritare për ndihmë humanitare.”, thuhet në reagimin e ambasadës. 

Tragjike, 50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane tragjedia e 26 nentorit 2019 ambasada amerikane tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2019, 09:44

TIRANË- Pas ngjarjes tragjike me të cilën  u  përball Shqipëria mëngjesin e 26 nëntorit, kanë qenë të shumta reagimet ka  të gjitha  palët.Shumë emra të nj...