Bota

Ministri i Jashtëm spanjoll, Albarez: Njohja e shtetit palestinez është e drejtë

Kryeministri palestinez përshëndeti këtë vendim duke u bërë thirrje të gjitha vendeve evropiane që të ndjekin këtë shembull.

26 Maj 2024, 16:58 Nga N.F

 

Ministri i Jashtëm spanjoll, Albarez: Njohja e shtetit palestinez
Foto ilustruese

 

SPANJË- Njohja e një shteti palestinez është vetëm "e drejtë" për popullin palestinez , tha nga Brukseli ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albarez.

"Palestinezët kanë të drejtë të kenë një shtet, ashtu si izraelitët e kanë këtë të drejtë," shtoi ministri, gjatë një konference shtypi së bashku me kryeministrin palestinez Mohamed Mustafa, i cili tha se vendimi i Madridit për të njohur një shtet palestinez përfaqësonte wshtw një nxitje të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon.


Spanja, e cila prej muajsh po përpiqet të ndikojë në kryeqytetet e tjera, e mori këtë vendim së bashku me Irlandën dhe Norvegjinë, të cilat, megjithatë, nuk i përkasin BE-së, njohja e tyre e një shteti palestinez do të hyjë në fuqi të mërkurën, më 28 maj.

Kryeministri palestinez përshëndeti këtë vendim duke u bërë thirrje të gjitha vendeve evropiane që të ndjekin këtë shembull.

"Unë mendoj se është vendimi i duhur për të marrë," komentoi ai. “Ky është fillimi i një faze të re”.


Çështja po ndan Bashkimin Evropian, i cili ka luftuar për të gjetur një bazë të përbashkët që ngafillimi i luftës në Gaza. Mohamed Mustafa do të udhëtojë për në Madrid të mërkurën ku do të pritet nga autoritetet spanjolle, "si i barabartë", sipas Alvarez, një ditë pasi Madridi ka njohur shtetin palestinez.

 

palestina spanja albarez njohej e shtetit

Sondazh

Poll