Bota

Turbulenca të forta në fluturimin nga Katari për në Irlandë, plagosen 12 persona

Siç raportohet gjashtë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kanë raportuar për lëndime pasi aeroplani përjetoi turbulenca ndërsa fluturonte mbi Turqi.

26 Maj 2024, 15:12 Nga E. D
Turbulenca të forta në fluturimin nga Katari për në
foto ilustruese

IRALNDË- Gjashtë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit janë lënduar për shkak të turbulencave në një fluturim nga Doha e Katarit për në Dublin të Irlandës.

“Fluturimi QR107 i Qatar Airways nga Doha u ul në mënyrë të sigurtë, siç ishte planifikuar, në Aeroportin e Dublinit”, tha në një deklaratë Autoriteti i Aeroportit të Dublinit.

Siç raportohet gjashtë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kanë raportuar për lëndime pasi aeroplani përjetoi turbulenca ndërsa fluturonte mbi Turqi. Ndërsa pas aterimit aeroplani u prit nga shërbimet e urgjencës, duke përfshirë Policinë e Aeroportit dhe Departamentin e Zjarrfikësve.

“Ekipi i Aeroportit të Dublinit vazhdon të ofrojë ndihmë të plotë në terren për pasagjerët dhe stafin e linjës ajrore”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu lajmi vjen pasi një pasagjer vdiq dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një fluturimi me linjën ajrore Singapore që përjetoi turbulenca të forta.

Sondazh

Poll