Bota

Të rinjtë shërbim të detyruar ushtarak/ Sunak: Një mundësi për të ndryshuar jetën

Kryeministri Rishi Sunak tha se ai besonte se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do tu ofrojë të rinjëve një mundësi për të ndryshuar jetën dhe do t’i lejojë ata të mësojnë aftësitë e botës reale. 

26 Maj 2024, 15:50 Nga E. D
Të rinjtë shërbim të detyruar ushtarak/ Sunak:  Një
rishi sunak

BRITANI- Kryeministri britanik, Rishi Sunak deklaroi se do të paraqesë një formë të re të Shërbimit Kombëtar të detyrueshëm për të rinjtë, nëse konservatorët fitojnë zgjedhjet e përgjithshme.

"Dymbëdhjetë muaj shërbimi i detyrueshëm kombëtar do të rifuten nga konservatorët nëse fitojnë zgjedhjet e përgjithshme," tha Sunak

Kryeministri Rishi Sunak tha se ai besonte se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do tu ofrojë të rinjëve një mundësi për të ndryshuar jetën dhe do t’i lejojë ata të mësojnë aftësitë e botës reale. 

Ndërsa partia Laburistët kritikuan planet, që pritet të kushtojnë rreth 2.5 miliardë paund, si të dëshpëruara dhe të pafinancuara. Vendosjet e forcave të armatosura do tu mundësonin të rinjve të mësojnë rreth sigurisë kibernetike, logjistikës, prokurimit ose operacioneve të reagimit civil.

“Ky është një vend i mrekullueshëm, por breza të rinjsh nuk kanë pasur mundësitë apo përvojën që meritojnë dhe ka forca që përpiqen të ndajnë shoqërinë tonë në këtë botë gjithnjë e më të pasigurt. Unë do të sjell një model të ri shërbimi kombëtar për të krijuar një ndjenjë të përbashkët qëllimi midis të rinjve tanë dhe një ndjenjë të rinovuar krenarie në vendin tonë," tha Sunak. 

Subak shtoi gjithashtu se masa do të ndihmojë të rinjtë të mësojnë aftësitë e botës reale, të bëjnë gjëra të reja dhe të kontribuojnë për komunitetin e tyre dhe vendin.

rishi sunak angli zgjedhjet

Sondazh

Poll