Bota

Polonia ndërmerr hapa për ta mbrojtur hapësirën ajrore nga sulmet ruse

Siç raportohet forcat ajrore të Polonisë po përdorin aeroplanë për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit nga raketat ruse që synojnë Ukrainën Perëndimore.

26 Maj 2024, 16:04 Nga E. D
Polonia ndërmerr hapa për ta mbrojtur hapësirën ajrore nga
foto ilustruese

POLONI- Varshava ka njoftuar se i ka marrë të gjithë hapat për të siguruar hapësirën ajrore të vendit pasi Moska ka goditur së fundmi Ukrainën me raketa. Siç raportohet forcat ajrore të Polonisë po përdorin aeroplanë për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit nga raketat ruse që synojnë Ukrainën Perëndimore. Forcat ajrore polake kanë kryer patrullime në juglindje të vendit, pjesë e cila kufizohet me Ukrainën. 

“Për shkak të përfundimit të sulmeve me raketa me rreze të gjatë veprimi të rusëve ndaj objektivave ukrainase në perëndim të Ukrainës, edhe operacioni ushtarak në hapësirën ajrore polake ka përfunduar. Ushtria polake po e monitoron situatën në territorin e Ukrainës në mënyrë të vazhdueshme dhe mbetet e gatshme për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake," ka njoftuar komanda operative e Polonisë me anë të një deklarate.

Varshava i vuri forcat e saj në gatishmëri në mars kur një raketë ruse hyri në hapësirën ajrore polake përpara se të godiste rajonin perëndimor të Ukrainës Lviv. Ndërsa Polonia ka rritur gjithashtu praninë e saj ushtarake në kufirin e saj perëndimor me Bjellorusinë, një aleat i vendosur i Moskës.

Sondazh

Poll