Sport

"Presidenti im i dashur, faleminderit për gjithçka"

Kroos i ka kushtuar një fanelë Florentino Perezit me këtë dedikim

26 Maj 2024, 11:30 Nga DOSJA

"Presidenti im i dashur, faleminderit për gjithçka"

SPANJE - Toni Kroos pati një natë intensive në ‘Bernabéu’. Ishte ndeshja e tij e fundit si lojtar dhe përjetoi lloj-lloj emocionesh, ndërkohë që tifozët që ishin në stadiumin e Real Madridit i thanë një lamtumire madhështore gjermanit.

Pas ndeshjes, Kroos pozoi me të gjithë trofetë e tij në barin e një ‘Bernabeu’ bosh. Lojtari bëri foto me familjen, miqtë, shokët e skuadrës dhe gjithashtu edhe me Florentino Pérez.

Mesfushori gjerman i ka dhuruar një fanelë Florentino Perez me këtë dedikim: “Presidentit tim të dashur, faleminderit për gjithçka”.

"Presidenti im i dashur, faleminderit për gjithçka"

Presidenti i ‘los blancos’ ishte në fushë, duke biseduar me familjen e Kroos në një natë që tashmë është histori te Real Madridi. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll