Sport

Xabi Alonso, pas fitores së Kupës: “Këtë rrugëtim do ta kujtojmë në të ardhmen”...

Xabi Alonso shijoi fitoren e Bayer Leverkusen në finalen e Kupës së Gjermanisë këtë të shtunë në mbrëmje kundër Kaiserslautern (1-0) dhe tha se ishte shumë krenar për ekipin e tij për sezonin historik të arritur.

26 Maj 2024, 10:00 Nga DOSJA

Xabi Alonso, pas fitores së Kupës: “Këtë rrugëtim

GJERMANI - Fitimi i Kupës se Gjermanisë, pasi mposhti Kaiserslautern mbrëmjen e kësaj të shtune (1-0), Bayer Leverkusen përfundoi “një sezon ëndrrash”, e ka gëzuar shumë Xabi Alonson, gjë që e ka shprehur në mikrofonin e kanalit gjerman ARD.

Rekordi është historik me dy tituj (Bundesliga dhe Kupa), 43 fitore në të gjitha garat, 9 barazime dhe vetëm një humbje në finalen e Europa League kundër Atalantës, të mërkurën në mbrëmje (3-0).

“Ne jemi shumë, shumë të lumtur për të gjithë, lojtarët, tifozët, klubin. Ky sezon ishte një sukses i madh, duke fituar dopio. Do ta kujtojmë në të ardhmen. Lojtarët ishin gati të jepnin gjithçka çdo ditë, me ndeshje çdo tre ditë, për të qenë gjithmonë të fokusuar.

Nuk ka heronj, të gjithë ishin në gjendje të luanin, të gjithë ishin pjesë e këtij ekipi. Për mua ishte më e rëndësishmja, të kisha këtë skuadër me këtë mentalitet”,- detatoi tekniku bask.

Para se të mendojë për sezonin e ardhshëm, gjatë të cilit skuadra e tij do të pritet në Ligën e Kampionëve, Xabi Alonso fillimisht do të përfitojë nga festimet e planifikuara për të dielën në Leverkusen para se të pushojnë. “Ne kemi nevojë për pushime,”- përfundoi ai duke buzëqeshur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll