Aktualitet

“Shqipëria e gjunjëzuar mes lotëve dhe rrënojave”, gazeta italiane: Babai hedh djalin nga dritarja për ta shpëtuar 

29 Nëntor 2019, 09:20 Nga DOSJA
“Shqipëria e gjunjëzuar mes lotëve dhe

TIRANË- Mediat italiane kanë pasur këto ditë vëmendjen maksimale për ngjarjen aktuale në Shqipëri, ku për shkak të tërmetit tragjik të 26 tetorit kanë mbetur të vdekur 50 njerëz dhe janë plagosur mbi 650 të tjerë.

Në lajm Il Piccolo shkruan për orën e tërmetit, nurmin e viktimave dhe të të lënduarve duke dhënë edhe detaje sesi është transformuar tashmë qyteti i Durrësit apo Thumana pas atij tëmeti në mëngjesin e 26 nëntorit.

Por ajo që bie në sy është titulli goditës që ka zgjedhur gazeta italiane për lajmin e tërmetit  në Shqipëri: Shqipëria e gjunjëzuar mes lotëve dhe rrënojave, babai hedh djalin nga dritarja për ta shpëtuar. 

Kur tërmeti me magnitudë 6.4 që shkatërroi Durrësin dhe Thumanën në mëngjesin e 26 nëntorit ai e mbështolli djalin e tij 12-vjeçar Alesio në batanije dhe e hodhi poshtë dritares, nga kati i tretë, drejt një fushë të vogël me bar nën shtëpi. Thjesht ishte gjëja e fundit që ai mund të bënte për të.  Djali i tij është shtruar në spital në Tiranë. Trupi i zotit Cakoni u nxorr mëngjesin e djeshëm nga rrënojat e ndërtesës.

 

Tragjike, 50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet, lëkundja më e fortë e ditës së sotme ishte 5.1 magnitudë e shkallës rihter.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mediat italiane shkruajne per shqiperine termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë mediat italiane shkruajne per shqiperine termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll