Aktualitet

FOTO/ Detaji që të pek në shpirt, efektivi s’e ndan dot Kosovën nga Shqipëria, i vendos të dyja logot në uniformë

29 Nëntor 2019, 09:45 Nga DOSJA

TIRANË– Një efektiv policie nga Kosova që u ka ardhur në ndihmë shqiptarëve të prekur nga tërmeti nuk e ka ndarë dot vendin e tij të lindjes nga Shqipëria.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, efektivi shihet që mban dy logo në krahun e tij të djathtë të uniformës, atë të Kosovës edhe atë të Shqipërisë.

Ky detaj ka prekur të gjithë shqiptarët dhe kjo foto është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale. Identiteti i efektivit nuk bëhet me dije por ai ka ardhur në Shqipëri si pjesë e forcave të policisë për të ndihmuar dhe për të qenë në gatishmëri të të prekurve nga tërmeti i tmerrshëm.

Tragjike, 50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet, lëkundja më e fortë e ditës së sotme ishte 5.1 gradë e shkallës righter.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi me dy logo tragjedia e 26 nentorit 2019 efektivi me dy logo tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Nëntor 2019, 09:44

TIRANË- Pas ngjarjes tragjike me të cilën  u  përball Shqipëria mëngjesin e 26 nëntorit, kanë qenë të shumta reagimet ka  të gjitha  palët.Shumë emra të nj...