Aktualitet

U filmuan duke vjedhur ndihmat për tërmetin/ Arrestohen Shefi i Rendit në Rinas, një efektiv dhe një zjarrfikës, akuza pë

29 Nëntor 2019, 09:10 Nga DOSJA
U filmuan duke vjedhur ndihmat për tërmetin/ Arrestohen Shefi i Rendit

Tiranë- Një ditë më parë u publikua në media një video ku shfaqej një punonjës policie i cili çonte ndihmat për të prekurit e tërmetit në shtëpinë e tij. Kjo video e cila u publikua edhe nga Dosja.al, mori vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh mbrëmë live se kjo është një babëzi. 

Policia sot njofton se për këtë çështje janë arrestuar,  Shefi i Seksionit të Rendit pranë Komisariatit Rinas  me iniciale A.Z , bashkë me komandant skuadrës në Rinas, A.T dhe një punonjës të shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, me iniciale A.T.  Sipas policisë ata akuzohen se kanë përvetësuar, një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore, të destinuara për  banorët e prekur nga tërmeti dhe mbi ta rëndon akuza për ” mashtrim në bashkëpunim”. Policia njofton se procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media.

Njoftimi i Policisë:

SHÇBA arreston 2 punonjës policie, 1 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, si edhe procedon penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar mbrëmë në flagrancë shtetasit:

– A.Z., me detyre Shef i Seksionit të Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, për veprën penale të “Mashtrimit në bashkëpunim”;

– E.H., me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

– A.T., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, për veprën penale të “Mashtrimit, e kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetaset V.Z. dhe Sh.T. për veprën penale të “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim.

Procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

Ndërkaq, materialet hetimore proceduriale do t’i dërgohen Prokurorisë Tiranë për hetime të mëtejshme.

SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë në numrin jeshil 0800 90 00, për çdo rast abuzimi të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke garantuar reagim të shpejtë e në kohë.

Tragjike, 50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shefi i rendit n¡ rinas tragjedia e 26 nentorit 2019 arrestohet shefi i rendit n¡ rinas tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll