Aktualitet

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

25 Maj 2024, 07:13 Nga M.B
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Dita e sotme pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në dendësim.

Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 24 °C,

në vendet e ulëta: 12 / 27 °C,

në vendet malore: 10 / 22 °C.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2024, 21:38 M.B

SPAK, institucioni më i besueshëm

Grafiku TIRANA- Në matjet e fundit të Barometrit në Euronews Albania në periudhën 4-14 Maj 2024 institucionet shqiptare n&eum...