Aktualitet

Po shëtiste me mbesën e mitur, kjo është shqiptarja që u përplas për vdekje në Itali (EMRI-FOTO)

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar, në Via VI Strada në Bellocchi, në Provincën e Pesaros ku një automjet tip “Smart” që drejtohej nga një 35-vjeçare, goditi shqiptaren dhe pasojat ishin fatale.

24 Maj 2024, 22:10 Nga B.Z
Po shëtiste me mbesën e mitur, kjo është shqiptarja që
Kozeta Çaushaj

ITALI - Kozeta Çaushaj, 56-vjeçe, është shqiptarja që u përplas për vdekje nga një makinë në Itali teksa ishte duke shëtitur me mbesën e saj 10-vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar, në Via VI Strada në Bellocchi, në Provincën e Pesaros ku një automjet tip “Smart” që drejtohej nga një 35-vjeçare, goditi shqiptaren dhe pasojat ishin fatale.

Fill pas përplasjes mësohet se shoferja 35-vjeçare ka ndaluar mjetin, për t’i dhënë ndihmën e parë shqiptares dhe ka thirrur urgjencën mjekësore por ka rezultuar e kotë, pasi 56-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë vogëlushja 10-vjeçare mësohet se është vizituar nga punonjës të shëndetësisë pasi ka pësuar gjendje shoku pasi ka parë tragjedinë me gjyshen e saj.

Autoritetet kanë arrestuar shoferen 35-vjeçare, për veprime të mëtejshme proceduriale. Nga hetimet paraprake ajo nuk ka rezultuar nën efektin e alkoolit, por dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë një manovër e gabuara nga ana e shoferes e cila gjithashtu ka qënë me shpejtësi tej normave të lejuara.

kozeta caushaj aksident it

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2024, 21:38 M.B

SPAK, institucioni më i besueshëm

Grafiku TIRANA- Në matjet e fundit të Barometrit në Euronews Albania në periudhën 4-14 Maj 2024 institucionet shqiptare n&eum...