Aktualitet

Shqiptarët vlerësojnë në shumicë punën e SPAK

24 Maj 2024, 21:40 Nga M.B
Shqiptarët vlerësojnë në shumicë punën e SPAK
Grafiku

TIRANA- Shumica e shqiptarëve në matjet e fundit të “Barometrit” në Euronews Albania kanë vlerësuar pozitivisht punën e SPAK.

Të pyetur “Si e vlerësoni punën e SPAK deri më sot?”, 1000 personat e intervistuar janë përgjigjur në masën 54 % se e vlerësojnë pozitivisht punën e SPAK dhe vetëm 20.4 % kanë vlerësim negativ për të.


24.8 % e të pyeturve janë shprehur neutral në vlerësimin e tyre për punën e SPAK. Ky vlerësim në 3 matje të ndryshme të realizuara në 7 muaj nga “Barometri”  me të njëjtën pyetje dhe me të njëjtën shkallë matëse, vazhdon të jetë në shumicë pozitiv.

Në nëntor të vitit 2023 vlerësimi pozitiv për SPAK ka qenë në nivelin 50 %, në Shkurt të vitit 2024 vlerësimi pozitiv ka qënë 56,8 % dhe në Maj 2024 në nivelin 54% e të intervistuarve./ Euronews Albania

barometri

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2024, 21:38 M.B

SPAK, institucioni më i besueshëm

Grafiku TIRANA- Në matjet e fundit të Barometrit në Euronews Albania në periudhën 4-14 Maj 2024 institucionet shqiptare n&eum...