Aktualitet

Profili i qytetarëve që e vlerësojnë më shumë punën e SPAK

Kush janë qytetarët sipas gjinisë, moshës, arsimit, të ardhurave dhe pozicionit politik që kanë më shumë vlerësim pozitiv për punën e SPAK sot? Nga analiza e të dhënave rezulton se qytetarët sipas demografisë janë kryesisht homogjenë në vlerësimin pozitiv.

24 Maj 2024, 21:40 Nga M.B
Profili i qytetarëve që e vlerësojnë më shumë
Grafiku

TIRANA- Për të kuptuar më shumë vlerësimin pozitiv për SPAK, Barometri – Euronews Albania ka analizuar të dhënat demografike dhe politike të qytetarëve që kanë mbështetje dhe vlerësim më pozitiv për SPAK.

Kush janë qytetarët sipas gjinisë, moshës, arsimit, të ardhurave dhe pozicionit politik që kanë më shumë vlerësim pozitiv për punën e SPAK sot? Nga analiza e të dhënave rezulton se qytetarët sipas demografisë janë kryesisht homogjenë në vlerësimin pozitiv.

Pavarësisht homogjenitetit, ata/ato që e vlerësojnë më shumë pozitivisht punën e SPAK janë femrat (60.9 %), të rinjtë 18-24 vjeç (59,3 %) të intervistuarit me arsim të lartë (56,2 %) dhe me të ardhura më të larta (56,7 %) e tyre. Tek analiza e votës politike në vitin 2021, rezulton dhe hendeku më i madh i të intervistuarve në vlerësimin e tyre pozitiv për punën e SPAK. Qytetarët që kanë votuar PS në vitin 2021 kanë vlerësim pozitiv për SPAK (82.1%).

Ndërkohë (26 %) e atyre që kanë votuar opozitën në vitin 2021 kanë vlerësim pozitiv për SPAK dhe 45,1% e atyre që nuk deklarojnë për kë kanë votuar në vitin 2021./ Euronews Albania

 

barometri

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2024, 21:38 M.B

SPAK, institucioni më i besueshëm

Grafiku TIRANA- Në matjet e fundit të Barometrit në Euronews Albania në periudhën 4-14 Maj 2024 institucionet shqiptare n&eum...