Aktualitet

Motra dhe bashkëshorti i saj u vranë në shtëpi në Dropull, gjendet e vdekur motra e Kleoniqi Ilias

90-vjeçarja besohet se ka pësuar vdekje aksidentale pasi mësohet se ajo jetonte e vetme dhe kishte vendosur shkallën të lante sterën, por ishte rrëzuar.

24 Maj 2024, 22:22 Nga M.B
Motra dhe bashkëshorti i saj u vranë në shtëpi në
Foto ilustruese

DROPULL- Mbrëmjen e sotme mësohet se është gjetur e vdekur, në Bodrishtë të Dropullit, 90-vjeçarja Marianthi Barka, motra e Kleoniqi Ilias. Kjo e fundit u gjet e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin, Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji.

90-vjeçarja besohet se ka pësuar vdekje aksidentale pasi mësohet se ajo jetonte e vetme dhe kishte vendosur shkallën të lante sterën, por ishte rrëzuar. Në vendngjarje aktualisht ndodhen efektivët e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve.

dropull

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2024, 21:38 M.B

SPAK, institucioni më i besueshëm

Grafiku TIRANA- Në matjet e fundit të Barometrit në Euronews Albania në periudhën 4-14 Maj 2024 institucionet shqiptare n&eum...