Sport

Armando Broja nën shoqërinë e ministrit Taulant Balla, në stadiumin “Air Albania” – VIDEO!

Sulmuesi i Fulhamit është ndër lojtarët e parë që ka mbërritur në Tiranë për grumbullimin e kombëtares në prag të Europianit

24 Maj 2024, 22:35 Nga DOSJA
Armando Broja nën shoqërinë e ministrit Taulant Balla, në

TIRANE - Në finale e vogël të kampionatit shqiptarë mes Skëndërebut dhe Vllaznisë, ka qenë dhe një nga personazhet special, sulmuesi kuqezi i Fulhamit, në pronësi ende të Chelsea, Armando Broja.

Ende pa ditur listën se cilët do të jenë 26 fatlumët që do të veshin fanellën kuqezi në Europian, disa prej tyre kanë mbërritur, ndërkohë i pari që shfaqet në stadiumin “Air Albania” në pasditen e sotme ishte pikërisht lojtari më i përfolur i momentit.

Në praninë e ministrit të brendshëm taulant Balla dhe babait të tij, Broja ka ndjekur pak nga futbolli ynë, nga ajo ndeshje me pak tifozë vërtetë por me 5 gola e cila në fund nxorri fitues pikërisht Skëndërbeun që mundi Vllazninë me shifrat 3-2.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll