Aktualitet

E rëndë në Itali/ 42-vjeçarja shqiptare godet me thikë dy fqinjet e saj

Shqiptarja ka shkuar në banesën e fqinjeve të saj dhe aty ka gjetur një të moshuar 90 vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare. Në atë moment 42-vjeçarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë e bijë, në pjesët e sipërme të trupit.

24 Maj 2024, 21:30 Nga B.Z
E rëndë në Itali/ 42-vjeçarja shqiptare godet me
Foto ilustruese

Itali - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Pavia të Italisë. Një 42-vjeçare me origjinë shqiptare ka goditur me thikë dy fqinjet e saj për arsye ende të paqarta. Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 18:00, ku shqiptarja ka shkuar në banesën e fqinjeve të saj dhe aty ka gjetur një të moshuar 90 vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare.

Në atë moment 42-vjeçarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë e bijë, në pjesët e sipërme të trupit.  Raportohet se këto të fundit janë dërguar në spital ku ndodhen në gjendje kritike për jetën. Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë shqiptaren drejt aktit ekstrem, ndërkohë ajo është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme proceduriale. 

 

 

krimi itali shqiptare

Sondazh

Poll