Bota

U bë meme virale në rrjete sociale, ndërron jetë në moshën 18-vjeçare qenushja Kabosu

Shiba inu japoneze frymëzoi një brez në internet dhe u bë fytyra e kriptomonedhës Dogecoin.

24 Maj 2024, 17:33 Nga S.B
U bë meme virale në rrjete sociale, ndërron jetë në
Kabosu

JAPONI- Kabosu, qeni pas memes virale ka ngordhur pas 14 vitesh famë në internet. Shiba inu japoneze frymëzoi një brez në internet dhe u bë fytyra e kriptomonedhës Dogecoin.

Ajo vuante nga leucemia dhe sëmundja e mëlçisë dhe ndërroi jetë ditën e sotme.

“Ajo ndërroi jetë në heshtje, në gjumë ndërsa unë e përkëdhelja”, ka shkruar pronarja Atsuko Sato në blogun e saj, duke falenderuar fansat e Kabosu. "Unë mendoj se Kabo-chan ishte qenushja më e lumtur në botë. Dhe unë isha pronarja më e lumtur."

U bë meme virale në rrjete sociale, ndërron jetë në
Kabosu

Në vitin 2010 pronarja e qenushes, bëri një foto të kafshës së saj duke kryqëzuar putrat në divan. Ajo e postoi imazhin në blogun e saj, nga ku u përhap në forumin online Reddit dhe u bë një meme shumë virale.

U bë meme virale në rrjete sociale, ndërron jetë në
Kabosu

Fotografia gjithashtu u bë më vonë një vepër arti dixhitale NFT që u shit për 4 milion dollarë dhe frymëzoi Dogecoin, e cila u nis si shaka nga dy inxhinierë softuerësh dhe tani është kriptomonedha e tetë më e vlefshme, me një kapitalizim tregu prej 23 miliardë dollarësh.

kabosu dogecoin qeni meme

Sondazh

Poll