Bota

VIDEO/ Dyshohet se prej disa muajsh informonte trupat e Moskës, ushtari ukrainas vjedh tankun dhe u bashkohet rusëve

Maxim Likhachev 39-vjeçari shfaqet në pamjet e publikuara në media teksa vjedh një tank T-64 dhe kalon vijën e frontit drejt Rusisë në rajonin e Donetskut.

24 Maj 2024, 17:07 Nga E. D
VIDEO/ Dyshohet se prej disa muajsh informonte trupat e Moskës, ushtari
pamje nga vendngjarja

UKRAINA- Një video është publikuar ku shihet një ushtar ukrainas i cili u është bashkuar forcave ruse pasi dyshohet se prej muajsh ai ka mbledhur informacion për trupat e Moskës. Maxim Likhachev 39-vjeçari shfaqet në pamjet e publikuara në media teksa vjedh një tank T-64 dhe kalon vijën e frontit drejt Rusisë në rajonin e Donetskut.

“Likhachev erdhi në anën tonë në drejtim të Donetsk me një tank ukrainas të vjedhur T-64. Ai vodhi tankun sepse mendoi se do të ishte më e sigurt të arrinte në pozicionet tona, ku pritej paraprakisht me marrëveshje paraprake," tha eksperti ushtarak pro-rus Daniil Bezsonov, një ish-zyrtar i qeverisë separatiste kukull të rajonit.

Teksa iu afrua pozicioneve ruse, ai ngriti topin e tankut për të identifikuar veten. Ai fillimisht u trajtua me dyshim nga ushtarët rusë dhe u detyrua të ngrinte duart, më pas të gjunjëzohej dhe të përulej në tokë për të treguar se nuk ishte i armatosur.

Likhachev ka shërbyer për 18 muaj në ushtrinë ukrainase, por dyshohet se ai ishte rekrutuar nga Rusia para kësaj, kur ishte në Poloni në fillim të luftës. Zyrtarët besojnë se Likhachev mund t’i ketë transmetuar Rusisë informacion mbi pozicionet ukrainase teksa ai shërbeu në tre brigada të veçanta, të cilat pësuan humbje të mëdha.

 

 

ushtari ukrainas tanku

Sondazh

Poll