Akuzohen për veprën penale rrëmbim, arrestohen dy persona në Kosovë
foto ilustruese KOSOVË- Dy persona janë arrestuar në Kosovë të cilët akuzohen për rrëmbim. Bëhet me dije se ar...
Për muaj të tërë, rebelët Huthi kanë kryer muajve të fundit ndaj anijeve, në shenjë solidarizimi me palestinezët, pas nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në Gazë.
LINDJE E MESME- Rebelët jemenas, Huthi, kanë sulmuar tri anije në Detin e Kuq, Detin Mesdhe dhe Detin Arabik, tha zëdhënësi i këtij grupi të mbështetur nga Irani, Yahya Sarea. Për muaj të tërë, rebelët Huthi kanë kryer muajve të fundit ndaj anijeve, në shenjë solidarizimi me palestinezët, pas nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në Gazë.
Sarea tha se forcat e rebelëve Huthi kanë sulmuar anijen Yannis në Detin e Kuq, Essex në Mesdhe dhe anijen MSC Alexandra në Detin Arabik. Rebelët Huthi “kanë lëshuar disa raketa drejt anijes Essex në Mesme, pasi ajo po shkelte ndalesën për hyrje në portet e pushtuara palestineze”, tha Sarea.
Ai nuk tregoi saktësisht se ku ndodhi sulmi. Më herët gjatë këtij muaji, lideri i rebelëve jemenas, Abdul Malik al-Houthi, tha se të gjitha anijet që nisen drejt porteve izraelite do të sulmohen nga grupi, jo vetëm ato që kalojnë përmes Detit të Kuq, ku rebelët kishin kryer sulme fillimisht.
Që nga nëntori i vitit të kaluar, rebelët Huthi kanë sulmuar me dronë dhe raketa anijet që kalojnë në rrugën kyçe tregtare në Detin e Kuq, Ngushticën Baba al-Mandab dhe në Gjirin e Adenit, për të shprehur mbështetjen për palestinezët gjatë luftës në Gazë. Kjo ka detyruar që shumë anije transportuese të shmangin këto ujëra dhe të bartin mallra përmes rrugëve të tjera përreth Afrikës, duke rritur koston e transportit./ REL
foto ilustruese KOSOVË- Dy persona janë arrestuar në Kosovë të cilët akuzohen për rrëmbim. Bëhet me dije se ar...
Rishi Sunak ANGLI- Kur kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi të mërkurën se Mbretëria e Bashkuar do të zhvillonte zgjedhjet e...
Albin Kurti KOSOVË - Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka komentuar sërish miratimin e Rezolutës së OKB-së, për Gjenocidin ...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Trupat e tri pengjeve, që u vranë më 7 tetor, janë tërhequr nga Gaza, njoftoi më 24 maj ushtr...
Olaf Scholz Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri portugez Luis Montenegro thanë sot se nuk ka ardhur end...
Paneli i gjyqtarëve të GJND-së. 24 maj 2024 HAGË- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) urdhëroi Izraelin ...
foto ilustruese KINË- Mbetjet e një nëndetëse të marinës amerikane që fundosi shumicën e anijeve luftarake japoneze...
foto ilustruese IRAN- Irani poblikon raportin për rrëzimin e helikopterit ku vdiq Presidenti Ebrahim Raisi ku thuhej se asnjë gjurm&eum...
Foto ilustruese KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të zhvillojë seancën për të diskutuar qeverisjen e kr...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE) nuk toleron sjellje që e rrezikojnë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnjë e Herc...