Bota

Policia greke mban në burg nëntë egjiptianë për fundosjen e anijës me emigrantë nga Libia

Rreth 700 njerëz nga Pakistani, Siria e Egjipti kishin mbushur peshkarexhën tragjike te nisur nga Libia drejt Italisë, e cila u fundos papritur në jugperëndim të Greqisë në qershor të viti të kaluar.

24 Maj 2024, 16:45 Nga E. D
Policia greke mban në burg nëntë egjiptianë për
foto ilustruese

GREQI- Policia greke raportoi se po mban në paraburgim nëntë egjiptianët nga frikës se mund të largohen nga vendi, edhe pse dy ditë më parë gjykata e qytetit jugor Kalamata rrëzoi akuzat ndaj tyre prej mungesës së jurisdiksionit. Avokatët e të ndaluarve kanë dënuar trajtimin human të burrave që akuzohen për fundojsjen e barkës me emigrantë që ishte nisur nga Libia.

Rreth 700 njerëz nga Pakistani, Siria e Egjipti kishin mbushur peshkarexhën tragjike te nisur nga Libia drejt Italisë, e cila u fundos papritur në jugperëndim të Greqisë në qershor të viti të kaluar. 104 njerëz mbijetuan dhe vetëm 82 trupa u rekuperuan, në një prej tragjedive më të rënda të emigrantëve në detin Mesdhe.

Katastrofa që shokoi Evropën është ndjekur nga afër në Greqi, vendi nga ku mijëra refugjatë e emigrantë hyjnë drejt BE. Dy ditë më parë gjykata refuzoi akuzat e grupit të strukturuar kriminal ndaj burrave, duke cituar mungesën e jurisdiksionit, pasi tragjedia kishte ndodhur në ujëra ndërkombëtare. Gjykata refuzoi gjithashtu akuzat e trafikut njerëzor dhe hyrjes ilegale në vend.

Por me vendimin e fundit të akuzuarit duhet të qëndrojnë për 11 muaj në paraburgim, në pritje të rezultatit të aplikimit të tyre për azil. Policia tha se ata do të mbahen prapa hekurave pasi rrezikohet të largohen nga vendi, ndërsa avokatët e tyre e quanin vendimin tragjik e të papranueshëm.

“Nuk është humane të mbahen këta njerëz në paraburgim kur gjykata ka refuzuar akuzat ndaj tyre, pasi kanë kaluar tashmë 11 muaj në burg pa arsye”, tha avokatja.

Gjithashtu shkaku i tragjedisë mbetet ende i panjohur ndërsa autoritetet greke nuk jepnin komente mbi cështjen. 

policia greke

Sondazh

Poll