Bota

Akuzohen për veprën penale rrëmbim, arrestohen dy persona në Kosovë

Gjithashtu autoritet e kosovës kanë sekuesturuar dhe një armë të ftohtë (thikë), e cila dyshohet se është përdorë në rast.

24 Maj 2024, 16:21 Nga E. D
Akuzohen për veprën penale rrëmbim, arrestohen dy persona në
foto ilustruese

KOSOVË- Dy persona janë arrestuar në Kosovë të cilët akuzohen për rrëmbim. Bëhet me dije se arrestimi i dy të miturve ka ardhur pas denoncimit të rastit për rrëmbim. Gjithashtu autoritet e kosovës kanë sekuesturuar dhe një armë të ftohtë (thikë), e cila dyshohet se është përdorë në rast.

Njoftimi:

Zyrtarët policorë të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën rrëmbim. Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarve A. K. (18) dhe Y. S., i mitur, ka ardhur si rezultat i një pune intensive hetimore, pas denoncimit të rastit, duke mos dhënë më shumë detaje.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja në dy lokacione, ku është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), e cila dyshohet se është përdorë në rast. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale.

kosove rrembim

Sondazh

Poll