Bota

Nëndetësja e Luftës së Dytë Botërore gjendet pas 80 vitesh

Harder u fundos në betejë më 29 gusht 1944, së bashku me ekuipazhin e tij prej 79 personash.

24 Maj 2024, 15:42 Nga E. D
Nëndetësja e Luftës së Dytë Botërore gjendet pas
foto ilustruese

KINË- Mbetjet e një nëndetëse të marinës amerikane që fundosi shumicën e anijeve luftarake japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore janë gjetur pas 80 vitesh në Detin e Kinës Jugore. USS Harder u gjet 914m nën ujë në ishullin verior të Filipineve Luzon. Harder u fundos në betejë më 29 gusht 1944, së bashku me ekuipazhin e tij prej 79 personash.

Sipas Komandës së Historisë dhe Trashëgimisë së Marinës së Amerikane, në një nga patrullat e fundit të luftës, ai fundosi tre destrojerë japonezë dhe dëmtoi rëndë dy të tjerë gjatë katër ditëve. Kjo i detyroi japonezët të ndryshonin planet e tyre të betejës dhe të vononin forcën e tyre transportuese, duke kontribuar në humbjen e tyre. Gjithashtu Filipinet ishin një nga fushëbetejat kryesore të Paqësorit të Luftës së Dytë Botërore, pasi SHBA luftuan për të rimarrë ish-koloninë e saj nga Ushtria Perandorake Japoneze.

Ujërat brenda dhe përreth arkipelagut kanë shërbyer si vendpushimi i luftanijeve të famshme të Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa në vitin 2015, miliarderi amerikan Paul Allen gjeti rrënojat e Musashi, një nga dy luftanijet më të mëdha japoneze të ndërtuara ndonjëherë, në Detin Sibuyan të Filipineve.

Harder, i cili lundroi nën moton goditi fort, u gjet nga projekti Lost 52, i cili synon të gjejë 52 nëndetëset amerikane të humbura gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo u gjet relativisht e paprekur, tha Marina e SHBA. Nëndetësja dhe ekuipazhi i saj më vonë u shpërblyen me Citimin e Njësisë Presidenciale për shërbimin e saj gjatë luftës. Nderi njeh heroizëm të jashtëzakonshëm në veprim. Kapiteni i saj, komodori Sam Dealey, u nderua pas vdekjes me dekoratën më të lartë ushtarake të SHBA-së, Medaljen e Nderit.

nëndetësja e luftës së dytë botërore

Sondazh

Poll