Aktualitet

Akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur për 4 vite rresht, gjykata e Durrësit lë në burg Bledar Rakon

Ngjarja u zbulua pasi vajza 15 vjeçe në fillim ka folur me psikologen e shkollës duke denoncuar të atin për marrëdhënie seksuale.

24 Maj 2024, 13:59 Nga r.ll
Akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur për 4 vite
bledar rako

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë burg Bledar Rakon i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur për 4 vite rresht. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se 48-vjeçari i ka mohuar akuzat e bëra nga e bija ndaj tij. 

Ngjarja u zbulua pasi vajza 15 vjeçe në fillim ka folur me psikologen e shkollës duke denoncuar të atin për marrëdhënie seksuale.

E mitura është marrë në pyetje nga psikologet dhe ka rrëfyer se abuzimi qe ka nisur ne moshën 10-vjeçare brenda në shtëpinë e tyre kur nëna e saj, si edhe 3 motrat e vëllezërit nuk ishin në shtëpi. Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë lajmëruar policinë, e cila ka prangosur të atin.

 

bledar rako gjykata

Sondazh

Poll