Aktualitet

FOTO/ Trafikonin armë zjarri drejt Shqipërisë, publikohen fotot e të rinjve nga Kosova

Katërshja kishte qëllim shitjen e armëve në vlerat 1500-3000 euro.

24 Maj 2024, 10:35 Nga S.B
FOTO/ Trafikonin armë zjarri drejt Shqipërisë, publikohen fotot e
Blerim Krasniqi, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi.

TIRANË- Publikohen fotografitë e pjestarëve të grupit kriminal që trafikonin armë zjarri nga Kosova në Tiranë me qëllim shitjen e tyre. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Transportuesi 2”, u arrestuan Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi.

Katërshja kishte qëllim shitjen e armëve në vlerat 1500-3000 euro. Mësohet se njëri prej të arrestuarve Edonis Thaçi është pronar i kompanisë së autobusëve “Thaçi Travel”.

 

Sondazh

Poll