Aktualitet

I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, mbante thikë me vete

Mësohet se 40-vjeçari F.Sh është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burg për veprën penale prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

24 Maj 2024, 12:26 Nga S.B
I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet
foto ilustruese

TIRANË- Arrestohet një 40-vjeçar i shpallur në kërkim, në Tiranë pasi u kap me thikë me vete. Mësohet se 40-vjeçari F.Sh është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burg për veprën penale prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

Nga kontrolli fizik 40-vjeçarit iu gjet një thikë e cila u sekuestrua.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.  Gjatë kontrollit fizik, 40-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë.

tirane thike arme te ftohta

Sondazh

Poll