Aktualitet

Trafikonin armë nga Kosova drejt Shqipërisë/ Zbulohet skema e grupit kriminal, njëri prej tyre pronar i linjës së autobusave

Mësohet se grupi kriminal kryente këtë trafikim prej një viti drejt vendit tonë dhe prej tetë muajsh ishin vënë në përgjim.

24 Maj 2024, 11:03 Nga S.B
Trafikonin armë nga Kosova drejt Shqipërisë/ Zbulohet skema e
Blerim Krasniqi, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi

TIRANË- Dalin në dritë detaje të reja lidhur me trafikimin e armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri nëpërmjet grupit kriminal të cilët u arrestuan ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se grupi kriminal kryente këtë trafikim prej një viti drejt vendit tonë dhe prej tetë muajsh ishin vënë në përgjim.

Bëhet me dije se kushërinjtë Blerim dhe Muhamed Krasniqi në bashkëpunim me Edonis Thaçin i cili ka një linjë autobusi në pronësi, ngarkonin armët në autobusët e këtij të fundit. Nëpërmjet autobusëve të Thaçit bëhej transportimi i armëve drejt vendit tonë.

Qytetet ku ky grup kriminal ishte i fokusuar ishin kryesisht Tirana, Vlora, Saranda dhe Korça. Gjithashtu dyshime ka se armët e zjarrit transportoheshin edhe në Greqi për llogari të grupeve kriminale atje.

arme shqiperi kosove

Sondazh

Poll