I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, mbante thikë me vete
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet një 40-vjeçar i shpallur në kërkim, në Tiranë pasi u kap me thikë me vete...
Balluku theksoi se penalizim do të ketë dhe për automjetet e tonazhit të rëndë në rast se kalojnë tonazhin e përcaktuar.
TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në Konferencën “Rrugë të sigurta, turizëm i sigurt”. Gjatë fjalës së saj, Balluku ka deklaruar se nga data 30 qershor aksi Thumanë-Kashar do të jetë i aksessueshëm.
Më tej shtoi se do të merren masa për shkeljen e kodit rrugor, duke bërë që ky i fundit të ketë një ngjashmëri më të madhe dhe me atë të Bashkimit Europian. Balluku theksoi se penalizim do të ketë dhe për automjetet e tonazhit të rëndë në rast se kalojnë tonazhin e përcaktuar.
FJALA E BALLUKUT:
Për ne duhet thënë që nevoja për e-transportit ka lindur si një kërkesë për qytetarët e huaj, pasi ata që vijnë për të parë Shqipërinë nuk ndalen vetëm te një destinacion. Për këtë arsye Ministria e Infrastrukturës ka krijuar të gjitha kushtet dhe e-transport është një modul shumë i rëndësishëm.
Kemi një imazh të përcaktuar për secilën prej tyre, një ditë do të jetë Mirela, një ditë Taulanti, një ditë unë, pasi është bërë një punë shumë e mirë për strukturat dhe pikat kufitare.
Nga ana tjetër është dhe Korridori Blu, një linjë që lidh Shqipërinë me pjesën tjetër të Europës. Nga data, 30 qershor, aksi Thumanë-Kashar do të jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët.
Nga ana tjetër, të gjitha automjetet e tonazhit të rëndë dhe kalojnë tonazhin e përcaktuar do të penalizohen. Duhet thënë gjithashtu se tuneli i Llogarisë do të hapë një port të re për vetëm shtatë minuta.
Diçka tjetër shumë e rëndësishme që u përmend nga të dy kolegët është sensiviteti, që duhet të kenë vetë qytetarët. Nëse drejtuesi i automjeti është duke shkruar në telefon ndërkohë që është në timon, policia e ka të pamundur të ndihmojë. Kemi pasur rastin e një personi verën e kaluar që mori më qafë një familje të tërë. Shkeljet e kodit rrugor janë të përgjithshme, nuk janë vetëm nga moshat e reja, por dhe nga drejtues me përvojë. Kështu që përgjegjësia është personale ndaj çdo drejtuesi dhe ne do të monitorojmë kodin rrugor, i ngjashëm me Bashkimin Europian. Ne e kemi bërë një provë zjarri vitin e kaluar bashkë me kolegët dhe ndaj këtë vit do të jemi dhe më të kujdesshëm. Për ne është shumë e rëndësishme që të kemi mirëkuptimin tuaj se do të ketë takstforca kudo.
Qendra e monitorimit të trafikut do të jetë qendra ku trupat e trafikut rrugor do të jenë të gjitha së bashku. Kemi marrë përsipër që këtë vit të jetë dhe një radio në kohë reale që t’ju informojë për të shmangur për trafikun se ku ndodheni. Nga ana tjetër, po ju jap një shembull, do të keni në hyrje të Rrogozhinës një tabelë që tregon për trafikun se të gjithë zgjedhin rrugën e Elbasanit, ndërkohë që shpesh rruga që kalon nga Kavaja dhe Durrësi nuk zgjidhet nga qytetarët. Prandaj, përmes këtyre tabelave do të zgjidhen problemet me trafikun”.
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet një 40-vjeçar i shpallur në kërkim, në Tiranë pasi u kap me thikë me vete...
Foto ilustruese KORÇË- Gjykata e Korçës ka marrë vendimin ditën e sotme për të lënë në arrest me...
Anëtare e këshillit bashkiak të Roskovecit TIRANË- Ditën e sotme banorët e Roskovecit, të fshatit Suk 1 kanë d...
Projekti TIRANË- Projekti për ndërhyrjen në disa rrugë në Tiranë për të mundësuar korsi të dedikuar ...
Arbër Paplekaj TIRANË- Ditën e sotme është marrë vendimi për shtyrjen e seanës gjyqësore për Arb&eum...
Blerim Krasniqi, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi TIRANË- Dalin në dritë detaje të reja lidhur me trafikimin e armëve...
Blerim Krasniqi, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi. TIRANË- Publikohen fotografitë e pjestarëve të grupit kriminal që ...
Konferenca MOLDAVI- Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë morën pjesë në Kongresin e XIX të Konf...
foto ilustruese VAU I DEJËS- Një ngjarje kriminale është parandaluar në kohë nga policia në Vaun e Dejës. Dy person...
Policia MALËSI E MADHE- Mëngjesin e sotëm është raportuar se është hedhur eksploziv në një lokal në Mal&e...