24 Maj 2024, 10:07
Nga r.ll
foto ilustruese
VAU I DEJËS- Një ngjarje kriminale është parandaluar në kohë nga policia në Vaun e Dejës. Dy persona janë arrestuar pasi kanë kanosur me armë zjarri njëri-tjetrin pas një konflikti çasti.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vau i Dejës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Equal”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.
Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shtetas të cilët gjatë një konflikti të çastit, në një lokal, kanosën njëri-tjetrin, me armë zjarri.
Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ditë e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një konflikt të çastit në një lokal në fshatin Bushat, mes 2 shtetasve të cilit kishin kanosur njëri-tjetrin, me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Equal”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Gjatë operacionit u kapën në flagrancë në lokal dhe u arrestuan shtetasit G. T., 26 vjeç, banues në Bushat, dhe A. P., 32 vjeç, banues në fshatin Stajkë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe arma e zjarrit pistoletë, bashkë me sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje nga këta 2 shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
sherr ne vaun e dejes
Aktualitet
24 Maj 2024, 09:51
N.F
Policia
MALËSI E MADHE- Mëngjesin e sotëm është raportuar se është hedhur eksploziv në një lokal në Mal&e...
Aktualitet
24 Maj 2024, 09:54
r.ll
armet
TIRANË- Një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Kosova në Tiranë me qëllim shitjen e tyre, është...
Aktualitet
24 Maj 2024, 09:49
r.ll
pamje te aksidentit
LUSHNJE- Është gjendur i pajetë trupi i Fabjol Ibraliut, 22-vjeçarit, që me makinën e tij tip Ford dol...
Aktualitet
24 Maj 2024, 09:29
r.lll
Foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Mëngjesin e sotëm është raportuar se është hedhur lëndë plasëse, eksplozi...
Aktualitet
24 Maj 2024, 07:33
r.ll
ergys lubonja
TIRANË- Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se nga dosja “Metamorfoza” del se grupet kriminale kanë push...
Aktualitet
24 Maj 2024, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Edhe gjatë 2023, numri i të shtruarve në spitalet publike është rritur krahasuar me vitin paraardh&eu...
Aktualitet
24 Maj 2024, 07:11
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në qarqet e Jugut numri i lindjeve për 1000 banorë është shumë më i ulët se në at...
Aktualitet
24 Maj 2024, 07:07
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Burimet njerëzore janë kthyer në një problem të madh për zhvillimin e qëndrueshëm, por...
Aktualitet
24 Maj 2024, 07:04
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferiketë qëndrueshme.Moti ...
Aktualitet
23 Maj 2024, 22:40
B.Z
Pamje nga aksidenti
LUSHNJE -Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin rrugor Lushnjë-Rrogo...