Aktualitet

Hidhet eksploziv afër një lokali në Malësinë e Madhe, raportohen dëme materiale

Policia bën me dije se për shkak të shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

24 Maj 2024, 09:29 Nga r.lll
Hidhet eksploziv afër një lokali në Malësinë e Madhe,
Foto ilustruese

MALËSI E MADHE- Mëngjesin e sotëm është raportuar se është hedhur lëndë plasëse, eksploziv në një lokal në Malësinë e Madhe. Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:50 në një lokal.

Policia bën me dije se për shkak të shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

eksploziv policia malesi e madhe

Sondazh

Poll