Sport

Disiplina e UEFA-s dënon trajnerin Xavi Hernandez dhe kapitenin Sergi Roberto

Edhe trajneri i portierëve të Barcelonës, José Ramón de la Fuente, u dënua me një ndeshje

23 Maj 2024, 18:30 Nga DOSJA

Disiplina e UEFA-s dënon trajnerin Xavi Hernandez dhe kapitenin Sergi

SPANJE - Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ndëshkoi Xavi Hernandez dhe Sergi Roberto me dy ndeshje pezullim, për sjelljen e tyre në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

Kapiteni i katalanasve nuk do të luajë dy ndeshjet e para të edicionit të ardhshëm të ligës së milionerëve për shkak të “sjelljes josportive dhe gjuhës së papërshtatshme ndaj arbitrit”.

Trajneri i portierëve të Barcelonës, José Ramón de la Fuente, u dënua me një ndeshje.

Barcelona mori një gjobë prej 26.000 euro për sjellje të pahijshme të adoptuar nga ekipi, 26.500 euro për hedhjen e sendeve dhe 5.000 euro për pushtimin e fushës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll