Politike

Hoti 'zuri ngushtë'' Metanin/ Berisha: Pyetje asgjesuese për ata që për ligje kanë vullnetin e padronit të tyre Edi Rama

Berisha, e ka konsideruar pyetjen e Hotit si asgjesuese, ndërkohë që thekson se ata për ligje kanë vullnetin e kryeministrit Edi Rama. 

23 Maj 2024, 17:51 Nga I.A
Hoti 'zuri ngushtë'' Metanin/ Berisha: Pyetje asgjesuese
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar mbi deklaratat e kreut të ILD-së, Artur Metani në Komisionin e Ligjeve, ku pranoi se ka shkelur ligjin përsa i përket respektimit të afateve ndaj ankesave të qytetarëve.

'Ligji ka parashikuar afate dhe afatet janë shkelur', deklaroi drejtuesi i ILD-së, Metani pas pyetjes së deputetes demokrate, Elda Hoti. 

Berisha, e ka konsideruar pyetjen e Hotit si asgjesuese, ndërkohë që thekson se ata për ligje kanë vullnetin e kryeministrit Edi Rama. 

Pyetje asgjesuese për ata që për ligje kanë vullnetin e padronit të tyre Edi Rama’, shkruan Berisha në Facebook.

Hoti: Zoti Metani, ka qytetarë që i drejtohen ILD-së me ankesa dhe pretendojnë se nuk respektohen afatet. Nëse kjo është e vërtetë lindin dyshime mbi autoritetin e ILD-së dhe nëse ILD shkel ligjin çfarë mund të pritet nga gjyqtarët për shkeljen e afateve. Dhe pyetja ime është a keni afate të përcaktuara në ligj lidhur me ankesat që vijnë nga qytetarët dhe a i keni kaluar ndonjëherë këto afate?

Metani: Ligji ka parashikuar afate dhe afatet janë shkelur.

sali berisha

Sondazh

Poll