Bota

VIDEO/ Kali i Gardës së Mbretit Charles kafshon turisten, frikësohen të pranishmit në vendngjarje

Videoja, e cila është bërë virale në rrjetet sociale me mbi 855,000 shikime, tregon gruan duke vënë dorën në qafën e kalit ndërsa pozon.

23 Maj 2024, 14:33 Nga S.B
VIDEO/ Kali i Gardës së Mbretit Charles kafshon turisten,
pamje nga ngjarja

BRITANI E MADHE- Ky është momenti tronditës ku një kalë i Gardës së Mbretit Charles kafshon një turiste teksa pozon për një foto. Videoja, e cila është bërë virale në rrjetet sociale me mbi 855,000 shikime, tregon gruan duke vënë dorën në qafën e kalit ndërsa pozon.

Kali më pas kthen kokën drejt gruas përpara se të nguli dhëmbët në fustanin e saj. E frikësuar turistja pengohet mbrapa dhe për pak sa nuk rrëzohet.

Kafsha, e hipur nga një anëtar i kalorësisë shtëpiake, ishte vendosur pranë një tabele që paralajmëronte vizitorët: 'Kujdes! Kuajt mund të shkelmojnë ose kafshojnë.'

Pavarësisht se shumë i konsiderojnë ato si atraksione turistike, Garda e Mbretit përbëhet nga ushtarë elitë të cilët kanë për detyrë të mbrojnë jetën dhe pronat e monarkut.

londer kuaj mbreti charles iii

Sondazh

Poll