Bota

"Është e pabesueshme"/ Flamingoja 70-vjeçare në Angli bën vezën e saj të parë

Gertrude është pjesë e një grupi prej 65 flamingosh në rezervatin natyror Pensthorpe pranë Fakenham, Norfolk.

23 Maj 2024, 13:18 Nga S.B
"Është e pabesueshme"/ Flamingoja 70-vjeçare në
flamingo

ANGLI- Një flamingo që u përshkrua si "e pafat në dashuri" ka bërë vezën e saj të parë në një rezervat natyror në moshën 70-vjeçare. Gertrude është pjesë e një grupi prej 65 flamingosh në rezervatin natyror Pensthorpe pranë Fakenham, Norfolk.

Ben Marshall, drejtori menaxhues i rezervatit, tha: Flamingot mund të jetojnë 40 vjet dhe Gertrude është 70, kështu që në atë moshë të pjekur të jesh në gjendje të shfaqësh karakteristikat e nënës është e mahnitshme.

Marshall e përshkroi Gertrudën si "të pafat në dashuri", por tha se veza e saj ishte diçka e pabesueshme për t'u parë.

"Është e pabesueshme"/ Flamingoja 70-vjeçare në
Gertrude

“Është hera e saj e parë që lëshon një vezë... ndoshta nuk do të çelet, por që ajo të jetë në gjendje të shfaqë ato karakteristika natyrore."

Edhe pse 70-vjeçarja mundi të bënte një vezë, ai tha se nuk ishte pjellore.

“Ndërsa Gertruda nuk do të ketë një vezë për t’u çelur këtë vit, shumë flamingo të tjerë do të çelin flamingot e tyre brenda disa javësh." përmbyll Marshall.

angli flamingo

Sondazh

Poll