Bota

Kurti në Konferencën e Mbrojtjes në Londër: NATO dhe aleatëve demokratikë, rol kritik në ruajtjen e sigurisë

Gjatë ditës Kurti pritet të zhvillojë një takim bilateral me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

23 Maj 2024, 12:45 Nga M.B
Kurti në Konferencën e Mbrojtjes në Londër: NATO dhe
Albin Kurti

LONDËR- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet për vizitë në Britani të Madhe ku e ka nisur ditën me një fjalim në Konferencën e Mbrojtjes në Londër. Me anë të një postim në platformën “X”, Kurti bëri të ditur se ka folur për rolin e NATO-s dhe aleatëve demokratikë.

“Një kënaqësi e madhe për të filluar ditën në Mbretërinë e Bashkuar me një fjalim kryesor në Konferencën e Mbrojtjes në Londër. Fola për rolin kritik të NATO-s dhe aleatëve demokratikë, si dhe për kërcënimin akut që autokratët paraqesin për sigurinë e Kosovës, Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi”, ka shkruar Kurti.

Gjatë ditës Kurti pritet të zhvillojë një takim bilateral me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

albin kurti

Sondazh

Poll