Bota

Plagosi me armë tre persona në Pejë, arrestohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim

Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai tashmë është ndaluar për 48 orë.

23 Maj 2024, 13:38 Nga N.F
Plagosi me armë tre persona në Pejë, arrestohet 21-vjeçari
Foto ilustruese

PEJË- Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i cili ishte shpallur në kërkim pasi është i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë. Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai tashmë është ndaluar për 48 orë.

“Personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pjesë, pasi ka qenë në arrati pas një pune intensive policore në koordinim të plotë me prokurorin për hetime të krimeve të rënda   është ndaluar për 48 orë, pas arrestimit të tij dhe pas lokalizimit nga policia e Kosovës”, ka thënë ai.

Mbrëmjen e së mërkurës tre persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Pejë. Një person është arrestuar lidhur me plagosjen e tre personave i cili është ndaluar për 48 orë. Një nga tre të plagosurit pas të shtënave të regjistruara mbrëmjn e djeshme mësohet se është në gjendje të rendë. 51-vjeçari me  inicialet J. B i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, i cili siç tha ai ka zgjatur që nga mesnata deri në orët e mëngjesit.

plagosja ne peje arrestim

Sondazh

Poll