Bota

"Ne nuk jemi një komb gjenocidal", sot votimi i rezolutës në OKB, në Srebrenicë shfaqen posterat e dyshimtë

Posterët u vendosën përpara votimit për rezolutën për të kujtuar viktimat e gjenocidit të kryer në 1995 kundër boshnjakëve në Srebrenicë.

23 Maj 2024, 12:59 Nga M.B
"Ne nuk jemi një komb gjenocidal", sot votimi i rezolutës
Poster

BOSNJE-HERCEGOVINA- Me rastin e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku sot do të votohet për rezolutën për Srebrenicën, janë vendosur postera “Ne nuk jemi komb gjenocidal” po në Serbrenicë. Posterët u vendosën përpara votimit për rezolutën për të kujtuar viktimat e gjenocidit të kryer në 1995 kundër boshnjakëve në Srebrenicë. Serbia e kundërshton fuqishëm këtë rezolutë dhe nisi një ofensivë të madhe diplomatike kundër saj. 

Propozueset zyrtare të saj ishin Gjermania dhe Ruanda. Mbështetje për të, deri më tani, shprehën të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska. Zyrtarët e tyre, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, mohojnë se në Srebrenicë është kryer gjenocid kundër boshnjakëve dhe thonë se atje ka ndodhur një “krim i tmerrshëm”.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.
Për gjenocidin e kryer u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg. Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiç. Të dy ata u dënuan me burgim të përjetshëm.

serbrenica

Sondazh

Poll