Aktualitet

Ngacmimi seksual i 13-vjeçares në Devoll/ Zbardhet dëshmia e nënës: E kërcënonte se do t'i vriste babanë! E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente duke i dhënë lekë

Për të sqaruar këto dyshime 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhenie seksuale me minorenen apo jo. Në lidhje me ngjarjen e rëndë është zbardhur edhe dëshmia e nënës së 13-vjeçares e cila është shprehur se ka qenë vajza ajo që ka rrëfyer ngacmimet.

23 Maj 2024, 13:49 Nga N.F
Ngacmimi seksual i 13-vjeçares në Devoll/ Zbardhet dëshmia e
Foto ilustruese

DEVOLL- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Devoll ku dyshohet se një 13-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një 64-vjeçar. Sipas detajeve të zbardhura deri më tani autori, Zenel Rushitaj ka ngacmuar të miturën ndërsa dyshohet se pasur edhe në kontakt fizik pasi vajza ka disa shenja në trup.

Për të sqaruar këto dyshime 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhenie seksuale me minorenen apo jo. Në lidhje me ngjarjen e rëndë është zbardhur edhe dëshmia e nënës së 13-vjeçares e cila është shprehur se ka qenë vajza ajo që ka rrëfyer ngacmimet.

Ajo më tej bën me dije se rrëfimi i vajzës ka ardhur pas zbulimit të mesazheve me 64-vjeçarin nga familjarët. Siç u raportua edhe më herët i moshuari i dërgonte mesazhe të miturës në telefonin e gjyshit të saj, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe nëna e vajzës. Nëna më tej ka shtuar se 64-vjeçari kërcënonte vajzën se do ti vriste babanë nëse tregonte si dhe e merrte jashtë fshati të mitur duke e gënjyer me para.

Nuk dihet sa kohë ka që 64-vjeçari ngacmon 13-vjeçaren, por denoncimi ka ardhur vetëm ditën e djeshme nga e mitura, e cila ishte në polici në prani të prindërve të saj dhe një psikologeje. Ndërkohë raportohet se Rushitaj njihet në zonë si njeri problematik.

“Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara. Vajza më tha që atë që mendoni ju nuk ka ndodhur. S’më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje dalje.

Ka 2 ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai I dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje. I ra 2 herë në tel, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë," ka rrëfyer e ëma.

ngacmimi seksual i 13-vjeçares në devoll

Sondazh

Poll