Aktualitet

“Koka” e trafikut të kokainës në Greqi dhe Amerikën Latine, 320 kg drogë në Pire, ja roli i biznesmenit shqiptar në organizatën kriminale

Veç kësaj, bëhet ne dije se shqiptari Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi, drejtues i organizatës kriminale, ishte i ngarkuar me gjetjen e sasive të drogës, financimin e blerjes dhe transportit, organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja në vendet e Evropës, fshehjen e tyre në konteinerë të destinuar për në Greqi dhe lëvizjen e tyre të mëtejshme.

23 Maj 2024, 13:47 Nga M.B
“Koka” e trafikut të kokainës në Greqi dhe
Droga

GREQIA- Kanë dalë të tjera detaje lidhur me operacionin e policisë greke ku u kapën 320 kg kokainë dhe u arrestuan 4 persona, mes tyre dhe shqiptarë. Mësohet se operacioni u zhvillua në kuadër të një hetimi shumë mujor në bashkëpunim me Zyrën DEA të Ambasadës Amerikane në Athinë lidhur me një organizatë kriminale, me natyrë transnacionale, aktive në trafikimin nga Amerika Latine të sasive të konsiderueshme të kokainës me destinacion vendet europiane por edhe Turqinë.

Veç kësaj, bëhet ne dije se shqiptari Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi, drejtues i organizatës kriminale, ishte i ngarkuar me gjetjen e sasive të drogës, financimin e blerjes dhe transportit, organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja në vendet e Evropës, fshehjen e tyre në konteinerë të destinuar për në Greqi dhe lëvizjen e tyre të mëtejshme.

Nga ana tjetër, Marsel Stafaj, si bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i Mërkurit, ishte ngarkuar me gjetjen dhe rekrutimin e bashkëpunëtorëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj ndërsa Ioannis Biglakis ishte ngarkuar për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale që ndodhen jashtë vendit, duke i përfaqësuar ata për koordinimin e furnizimit dhe financimin e blerjes së sasive që do të trafikohen.

Jasona Mërkuri u kap sot në Pire me 180 pako me kokainë. Në kontrollet e banesave dhe automjeteve të të arrestuarve të mësipërm janë gjetur dhe sekuestrua 1 pistoletë e kalibrit 9 mm dhe një krehër me 15 fishekë të kalibrit 9 mm, një sasi e vogël kannabis, 25 fishekë të kalibrave të ndryshëm etj. Janë sekuestruar 131 mijë e 675 euro dhe 30 paund britanikë, 2 motorrë, 17 celularë, 1 USB, 3 GPS shënime të ndryshme dore.

porti i pireut

Sondazh

Poll