Aktualitet

EMRI/ Transportuan me furgon sende të vjedhura nga një banesë në Durrës, arrestohet autori dhe procedohet bashkëpunëtori i tij

Si pasojë janë sekuestruar furgoni dhe sendet e vjedhura.

23 Maj 2024, 12:49 Nga S.B
EMRI/ Transportuan me furgon sende të vjedhura nga një banesë
foto ilustruese

DURRËS- Arrestohet një person dhe procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij për vjedhje në Durrës. Mësohet se është arrestuar në flagrancë 65-vjeçari Muhamet Mara pasi bashkë me një 17-vjeçar kanë vjedhur sende në një banesë dhe këto të fundit kanë tentuar ti transportojnë më një furgon.

Si pasojë janë sekuestruar furgoni dhe sendet e vjedhura. Gjithashtu bëhet me dije se këta persona kanë vjedhur dhe një magazinë në Shkozet para disa ditësh.

Me rastin do të merret Prokuroria Durrës ku Mara dhe 17-vjeçari akuzohen për veprën penale vjedhja në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

U kapën në flagrancë duke transportuar me furgon, sende të ndryshme që sapo i kishin vjedhur në një banesë, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht bashkëpunëtori i tij. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur edhe në një magazinë, në Shkozet, disa ditë më parë.   

 Sekuestohen furgoni dhe sendet e vjedhura.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se në banesën e një shtetasi, ishin vjedhur sende të ndryshme, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u kapën në flagrancë, në afërsi të portit të Durrës, duke transportuar me furgon, sendet e vjedhura në banesë, shtetasit M. M. dhe D. A.

Nga veprimet hetimore të mëtejshme rezultoi se këta 2 shtetas kishin vjedhur sende të ndryshme edhe në një magazinë, në Shkozet, më datë 19.05.2024.  Vihet në pranga shtetasi Muhamet Mara.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua shtetasin M. M., 65 vjeç, banues në Durrës, dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. A., 17 vjeç, banues në Durrës.  

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

durres vjedhje

Sondazh

Poll