Aktualitet

Linjë e re tragetesh Brindisi- Sarandë, sot zhvillohet udhëtimi testues, nga 26 qershori udhëtime çdo javë deri në fund të sezonit turistik

Linja e re e trageteve në Portin Detar të Sarandës është një bashkëpunim mes Portit Detar Sarandë dhe Agjensisë Detare Euroferries, Vlorë.

23 Maj 2024, 13:24 Nga N.F
Linjë e re tragetesh Brindisi- Sarandë, sot zhvillohet udhëtimi
Foto ilustruese

SARANDË- Ditën e sotme është kryer një udhëtim provë për linjën e re të trageteve Brindisi-Sarandëi. Linja e re e trageteve në Portin Detar të Sarandës është një bashkëpunim mes Portit Detar Sarandë dhe Agjensisë Detare Euroferries, Vlorë.

Kompania “Star Lines” me tragetin “Ionian Star” mbërriti sot në orët e para të mëngjesit nga Brindisi në një udhëtim test me 70 pasagjerë italianë. Mësohet se turistët kishin ardhur me me linjë turistike ndërsa u kthyen me linjën e re. Mësohet se linja e re e trageteve do të nis udhëtimet çdo javë nga Brindisi për në Sarandë dhe anasjelltas nga data 26 Qershor deri në fund të sezonit turistik.

Drejtori i Portit Detar Sarandë, Alket Qendro tha se me anë të kësaj linje, do të vijnë një numër i shtuar i turistëve italianë, që tani kanë mundësinë të udhëtojnë drejtpërdrejtë nga Italia në Sarandë.  Sipas Qendros, ky bashkëpunim do të sjellë një impakt pozitiv për turizmin në qytetin e Sarandës dhe më gjerë.

“Ionian Star” është një anije pasagjeresh me gjatësi 124 m, gjerësi 20 m dhe tonazh 9149. Ka një kapacitet prej 1245 pasagjerësh, me 300 vende fjetje dhe 270 vende për automjete. “Ionian Star” ofron një sërë facilitetesh si restoranti, bari, dhe mjedise tē tjera në sherbim të pasagjerëve.

sarande linje trageti

Sondazh

Poll