Aktualitet

EMRI/ E rëndë në Devoll, 64-vjeçari ngacmon seksualisht 13-vjeçaren, e mitura i nënshtrohet një kontrolli mjekësor

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Hoçisht. Raportohet se 64-vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren por edhe në kontakt fizik. Më tej bëhet me dije se 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhenie seksuale me minorenen.

23 Maj 2024, 12:38 Nga N.F
EMRI/ E rëndë në Devoll, 64-vjeçari ngacmon seksualisht
Foto ilustruese

DEVOLL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll. Mësohet se 64-vjeçari Zenel Rushitaj, ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Hoçisht. Raportohet se 64-vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren por edhe në kontakt fizik. Më tej bëhet me dije se 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhenie seksuale me minorenen.

Gjatë kësaj kohe mësohet se i moshuari e ka ngacmuar edhe me mesazhe në telefon 13-vjeçaren banuese edhe ajo në fshatin Hoçisht. Grupi i hetimit në prani të prindërve dhe psikologes ka marrë në pyetje 13-vjeçaren për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

“Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes.”, sqaron policia.

devoll ngacmim seksual arrestim

Sondazh

Poll