Aktualitet

Në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

Gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”.

23 Maj 2024, 12:21 Nga r.ll
Në kërkim për plagosje të rëndë me dashje,
policia e durresit

DURRËS- Një 33-vjeçar ka rënë në pranga pasi rezultonte i shpallur në kërkim. Gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”.

Sipas informacioneve policore, 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ndaloi shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 05.07.2022, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

gjykata e durresit policia e durresit

Sondazh

Poll